MENU
klinika

Sulmuesi i Kosovës

Gol dhe asist, Muriqi protagonist në fitoren e Mallorca-s

06.11.2022 - 21:21

Vedat Muriqi është shndërruar në protagonist absolut te Mallorca. Sulmuesi dardan po shënon rregullisht, duke bërë kështu që të fitojë besimin e të gjithëve.

Sot, Muriqi realizoi gol ndaj Villareal në transfertë, në ndeshjen e La Liga. Ky është goli i shtatë i tij në kampionatin spanjoll këtë sezon, në 10 ndeshje të luajtura. Nëse 28 vjeçari vazhdon me këto shifra, nuk do ishte çudi ta shikonim në një skuadër të madhe.

Por Muriqi, përveç golit në 32’, u bë protagonist edhe në pjesën e dytë. Në 76’, ai dha asistin e golit të dytë dhe sigurisë për ekipin e tij, kur Mallorca shënoi për 0-2 me anë të Ndiaye. Në minutën e 88-të ai zëvendësohet, një taktikë e trajnerit pasi Muriqi kishte edhe një karton të verdhë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN