MENU
klinika

Ka një arsye të fortë!

Mamaja e Selena Gomez refuzon ta shikojë dokumentarin e saj

09.11.2022 - 12:25

Dokumentari i Selena Gomez, “My Mind & Me”, prej disa ditësh tashmë është shfaqur në Apple TV+. Të shumtë kanë qenë shikuesit dhe fansat e këngëtares që mezi e kanë pritur, mirëpo mamaja e Selenës refuzon ta shikojë.

E ftuar në podcastin “On Purpose With Jay Shetty”, Mandy Teefey rrëfeu arsyet e vendimit të saj.

“Arsyeja është sepse ne i jetuam disa nga ato së bashku. Ne e kaluam atë, dhe gjetëm shërim, dhe kemi kaluar disa prej tij. Dhe edhe nëse është diçka që ajo ka kaluar, dhe unë nuk e dija, përmes saj, si nënë, do të më ndikojë. Do të më lëndojë,”-u shpreh ajo.

Sa i përket kohës perfekte që do të kishte guximin ta shikonte, Teefey tha se varet nga gjendja e saj emocionale.

“Ose do të më duhet të jem në atë humor, ku është koha kur jam ashtu si, nuk do të ngrihem nga shtrati sot. Dhe pastaj shikoje dhe thjesht ji vetëm dhe qaj, dhe më pas telefonoje dhe thuaji se më vjen keq që nuk isha atje në atë moment,”-shtoi mamaja e këngëtares.

Në dokumentar, fansat mund ta shohin Gomez-in në një mënyrë që nuk e kanë parë kurrë më parë, pasi ai paraqet Gomez-in gjatë një periudhe kohore gjashtëvjeçare, duke treguar mbi karrierën e saj, jetën personale dhe marrëdhënien e saj me shëndetin mendor. Nga beteja me çrregullimin bipolar, tek ndarja e saj me Justin Bieber, gjithçka është aty.

Vetë Selena Gomez në premierën e filmit, e konsideroi shikimin e dokumentarit si “shërues”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Taylor Swift është shoqja ime e vetme në industri”

Aktorja që i dhuroi veshkën reagon pas deklaratës së Selenës


Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën