MENU
klinika

“Taylor Swift është shoqja ime e vetme në industri”

Aktorja që i dhuroi veshkën reagon pas deklaratës së Selenës

08.11.2022 - 12:22

Aktorja Francia Raisa ka reaguar ndaj komentit të fundit të Selena Gomez se Taylor Swift është “shoqja e saj e vetme në industri”. Reagimin e saj raportohet se ajo i bëri sipër një postimi të E!News në Instagram, por që tashmë është fshirë, shkruan PageSix.

“Interesante”, thuhet se ka shkruar Raisa , e cila i dhuroi veshkën Selena Gomez në vitin 2017.

Në një intervistë të re me“Rolling Stone”, autorja e “Lose You to Love Me” tha se mikesha e saj e vetme në industri është këngëtarja Taylor Sëift.

“Unë kurrë nuk jam përshtatur me një grup vajzash që ishin të famshme. Mikesha im e vetme në industri është me të vërtetë Taylor, kështu që mbaj mend që ndjehesha sikur nuk i përkisja”, tha Gomez.

Kjo u nda në një postim të E!News në Instagram, ku Raisa, një aktore, dyshohet se la komentin e saj, “interesante”. Është vënë në dukje gjithashtu se Raisa, e cila është mike me Gomez që nga viti 2007, nuk e ndjek më këngëtaren në rrjetet sociale.

Raisa i dhuroi një veshkë Gomez-it, e cila vuan nga lupusi, në vitin 2017, por një vit më pas mikeshat e atëhershme u përfolën për krisje.

Të dyja thuhet se u pajtuan në vitin 2021 pasi Raisa postoi në Tëitter dhe në Instagram për procesin e dhurimit të veshkave, megjithëse edhe kjo e fundit është fshirë. Raisa madje mori pjesë në festën e 30-vjetorit të Gomez në korrik.

Edhe pse Gomez foli për operacionin e veshkave për “Rolling Stone”, teksa tregonte përvojën nuk u përmend askund fakti që Raisa ishte donatori i saj. Ndërkohë, Swift dhe Gomez u bënë shoqe për herë të parë në vitin 2008, kur secila po takohej me një nga vëllezërit Jonas.

Së fundmi, Sëift e uroi Gomezin për premierën e dokumentarit të saj “Apple TV+, “My Mind & Me”.

“Shumë krenare për ty. Të dua përgjithmonë”, shkroi Swift në Instagram.