MENU
klinika

Anuloi intervistën në moment të fundit

Çfarë ndodhi me Selena Gomez?

27.10.2022 - 11:19

Mbrëmjen e djeshme Selena Gomez, duhej të paraqitej në show-n e famshëm “The Tonight Show with Jimmy Fallon”. Mirëpo, këngëtarja është detyruar ta anulojë këtë intervistë të saj, pasi rezultoi pozitive me Covid-19.

Lajmin e bëri me dije vetë Selena me anë të një postimi në Instagram, pak para emisionit.

“Nuk do të jem tek Fallon sonte. Jam infektuar me Covid, por po pushoj dhe jam mirë. Një këshillë miqësore, Covid është akoma këtu. Ju dua,”-shkroi Gomez.

Selena e postoi mesazhin së bashku me një foto të saj teksa shihet e shtrirë në një divan me qenin e saj aty pranë.

Sakaq kujtojmë që më herët një foto e Selenës dhe Hailey Bieber së bashku duke qeshur, bëri namin në rrjet. Vajzat më të përfolura morën pjesë në të njëjtin event në Los Angeles.

Mirëpo, ajo çfarë nuk pritej ndodhi dhe e shkuara dhe e tashmja e Justin Bieber pozuan me njëra-tjetrën, duke hedhur poshtë çdo thashethem për një marrëdhënie jo të mirë të tyre.

Në podcast-in “Call Her Daddy” Hailey gjithashtu konfirmoi se kishte folur me Gomez që kur u martua me këngëtarin në shtator 2018 dhe përsëriti se nuk ka “asnjë dramë” mes tyre.

Kujtojmë që marrëdhënia e Justin me Selenën është komentuar për vite me radhë.