Japonezët njihen për çudira teknologjike.
Ata përmes proçesit të ngrirjes fillimisht lënë të kuptosh se një gjallesë e gjallë ngodh, por në realitet kur nis të shkrijë vjen në jetë sërish.
Një video e tillë po qarkullon në rrjetet sociale e prova është bërë me një peshk. Peshku zhytet në një enë metalike me akull.
E pasi shihet që më pas ai ka ngrirë i gjithi shpikësit e kësaj metode e shkrijnë me ujë të ngrohtë dhe e sjellin në jetë. Peshku pas disa sekondash nis të përplasë bishtin.
Në rastin e peshqëve ekspertët kanë analizuar përbërjen e organizmit të tyre dhe kanë zbuluar se ata i ndihmon një proteinë “antifreeze” në gjak.
Me shumë të ngjarë peshku me të cilin është bërë eksperimenti duhet të jetë në ujërat e Antarktidës, pasi ata janë në gjendje të përballojnë ngrirjen për shkak të agjentëve antingrirje që ju prodhon organizmi i tyre.