MENU
klinika

Edhe nëse janë parfume....

Nëse nuk i duroni dot aromat e rënda, kjo mund të jetë arsyeja!

11.11.2022 - 20:17

Për ju, aromat e forta mund të jenë të tmerrshme dhe madje t’ju japin të përziera. Kjo ndjeshmëri e lartë ndaj aromave njihet si hiperosmi. Mund të ndodhë vazhdimisht ose gjatë periudhave të caktuara kohore.

Ka shumë arsye pse mund t’ju ndodhë kjo gjendje. Disa përfshijnë gjenetikën, ndryshimet hormonale dhe migrenën.

Nëse keni hiperosmi, mund të ndikohet edhe shija juaj. Shija dhe aroma janë të lidhura nga sistemi i nuhatjes. Rritja e ndjenjës së nuhatjes mund t’i bëjë shijet më intensive.

Zona e nuhatjes, e vendosur në hundë, është vendi ku aroma udhëton përpara se të kalojë në fyt. Kjo është arsyeja pse era dhe shija juaj preken të dyja. Kur ndjeni aroma të forta që krijojnë një shije në fyt, mund të filloni të ndieni të përziera.

Hiperosmia është një gjendje e rrallë që mund të jetë e vështirë për t’u diagnostikuar. Shumica e rasteve mbështeten në raportimin e asaj që po përjetoni.

Shkaqet e zakonshme të hiperosmisë përfshijnë shtatzëninë, migrenën, kushtet neurologjike dhe sëmundjet autoimune.

Hiperosmia nuk konsiderohet si sëmundje, por nëse bëhet shqetësuese duhet të kontaktoni me një  specialist të veshit, hundës dhe fytit për të përcaktuar llojin e duhur të trajtimit.

Burim: WebMB

Intervista/ “Mund ta kaloni pa simptoma, më i shpeshtë te femrat”

Shenjat që jep trupi kur jeni në prag të një infarkti

Nuk është i përshtatshëm për të gjithë!

Rastet shëndetësore kur nuk duhet të konsumoni xhenxhefil

Si të dalloni rastet problematike

4 përgjigje për dhimbjen e papritur të gjurit