Napoli është i pandalshëm në këtë sezon të Serie A, me të kaltrit që ndaj Udineses falë fitores 3-2 regjistruan suksesin e 11-të radhazi në kampionat teksa ashtu si edhe në sfidat e tjera, vendasit dominuan takimin përballë miqve nga Friuli.
Ai që hapi llogaritë ishte sulmuesi Victor Osimhen në minutën e 15-të me nigerianin që regjistroi golin e nëntë në këtë sezon. Ndërkohë, para se të mbyllej e para, në minutën e 31-të, Napoli dyfishoi shifrat me anë të Zielinskit.
Sa i përket fraksionit të dytë, Elif Elmas shënoi edhe golin e tretë ndërsa në vijim, miqtë shkurtuan me Nestorovskin në të 80-tën dhe Samaradzic në të 82-tën, duke trembur jo pak napoletanët. Megjithatë, vendasit ruajtën avantazhin dhe dolëm me kokën lart nga stadiumi Maradona.
Pas këtij suksesi, Napoli ruan kryesimin dhe ruan shkëputet gjithnjë e më shumë nga ndjekësit teksa Lazio dhe Milani janë plot 11 pikë larg tyre. Nga ana tjetër, Udinese pas tre barazimeve radhazi, rikthehet te disfata dhe mbetet në vendin e tetë me 24 pikë.