MENU
klinika

Gazetarja e BIRN: SPAK ka ‘larë duart’ me deklaratën e fundit

“Jo rastësi që administruesit e inceneratorëve kanë marrë arratinë”

16.11.2022 - 23:12

Gazetarja e BIRN, Sandra Bogdani ka folur mbi prapaskenat e arrestimeve të SPAK në lidhje me aferën e inceneratorëve, ndërsa tha se nuk është rastësi që grupi i njerëzve që kanë administruar inceneratorët kanë marrë arratinë.

E ftuar në emisionin “Open” në Neës24 ajo shtoi se SPAK ka larë duart me një deklaratë për këtë çështje ku sipas saj ka bërë një ‘sallatë’ akuzash të reja e të vjetra, ndërsa shtoi se kjo ngjarje shënon një dështim tjetër të drejtësisë shqiptare.

“Nuk është rastësi, praktikisht gjithë grupi I njerëzve që e kanë administruar kanë marrë arratinë. Administratorët e dorës së dytë I kemi parë në komisionin hetimor. Dukej qartë që rrethi do shkonte deri te këta njerëz që kanë paguar miliona euro fatura nga paratë e shqiptarëve. Ka më shumë se 2 vjet që njerëzit kërkojnë përgjigje nga SPAK për këtë çështje, pse kaq vonë. Ka pasur denoncime e shkrime nga mediat, pra u është dhënë mundësia atyre që janë të përfshirë.

SPAK lan duart me një deklaratë për shtyp me një sallatë akuzash të vjetra e të reja në lidhje me një çështje kaq të madhe. Askush nuk hap telefonat për tu sqaruar me publikun.

Ky është një dështim tjetër i drejtësisë shqiptare, ata duhet të ishin pas hekurave për të treguar kush fshihet pas inceneratorëve. Kjo është historia më absurde në lidhje me pandëshkueshmërinë”, tha ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin