Ndonëse është thënë se do të nisë “shumë shpejt”, ende nuk ka një datë konkrete për fillimin e spektaklit “Big Brother Vip.”
Së fundmi moderatorja e konfirmuar e programit, Arbana Osmani, ka ngacmuar ndjekësit e saj me një postim në Instagram-in e saj. Arbana ndau një foto ku shihet një ambient ku po zhvillohen punime, pa e treguar se për çfarë bëhet fjalë duke jua lënë në dorë kështu ndjekësve të saj.
Megjithatë, fotoja mund të jetë shkrepur edhe në ambientet e shtëpisë së “BBV2”, i cili pritet të nisë së shpejti.
Moderatorja Arbana Osmani ka folur vetëm pak kohë më parë në lidhje me nisjen e reality-shoët “Big Brother Vip.”
Teksa ishte në premierën e filmit “Sofia”, ajo u pyet nga “Telegrafi” se kur do të nisë sezoni i dytë i “Big Brother Vip.”
“Big Brother Vip” do të nisë shumë shpejt dhe nuk ju them dot më shumë sepse e kemi surprizë nisjen. Mund të jetë në dhjetor mund të jetë…”– u përgjigj Arbana Osmani, pa dhënë më shumë detaje.
Arbana Osmani, njëherësh partnerja e regjisorit Grishaj, pati edhe një rol në filmin e këtij të fundit.
Në lidhje me këtë ajo tha:
“Ka qenë një proces i gjatë ky film ka qenë një rrugëtim i bukur por edhe i vështirë në disa momente dhe jam shumë krenare që jemi më në fund përpara publikut me këtë film që është 100 për qind filmi i Edit. Nuk mund të isha më e lumtur se kaq”.