Do të jetë “Al Rihla” topi zyrtar i Botërorit, që është prodhuar nga gjiganti gjerman “Adidas”. “Al Rihla” do të thotë në arabisht “Udhëtimi” dhe dizajni i tij është frymëzuar nga arkitektura, varkat dhe flamuri i vendit organizator, Katarit.
Topi pritet të provojë nivelet më të larta të saktësisë dhe besueshmërisë në fushë, pjesërisht për shkak të formës së re të sipërfaqes dhe thurjes. Franciska Lofelman, drejtoresha e dizajnit në “Adidas”, është shprehur:
“Dizajni i ri i lejon topit që të ruajë një shpejtësi shumë më të lartë ndërsa ai është në ajër”. Ky është topi i parë i Botërorit i cili është prodhuar me bojëra dhe ngjitës me bazë ujore.
Dyshimi i tij më i madh është nëse do t’u pëlqejë portierëve kur një spektër ngjyrash të fluturojë drejt tyre gjatë turneut, duke marrë parasysh ankesat e tyre në edicionet e kaluara.