MENU
klinika

Në mbështetje të komunitetit LGBTQ +

Neuer kundër rregullave në Katar: Do mbaj shiritin ylber

19.11.2022 - 16:59

Në orët e fundit ka mbërritur konfirmimi nga Anglia që ka shpjeguar se si do të shkojnë kundër rregullave dhe do të veshin, nëpërmjet kapitenit Harry Kane, shitirin me ylber në mbështetje të komunitetit LGBTQ +.

Tashmë ka ardhur edhe mbështetja e Gjermanisë e cila përmes Manuel Neuer ka bërë të ditur se ka zgjidhur çdo dyshim në kuadër të ndeshjes debutuese në turne. Siç raportohet edhe nga Sport.es, kapiteni gjerman shpjegoi në konferencën për shtyp:

“Po, do të kem shiritin ylber kundër Japonisë. Nuk e kam përjetuar ende këtë, por e di se çfarë na pret për këtë veprim (me shumë mundësi një gjobë) . Por ne nuk do të jemi vetëm. Ekipet e tjera do ta mbajnë gjithashtu.

Gjithashtu, ne kemi mbështetjen e federatës gjermane dhe për këtë arsye do të vazhdojmë ta përfaqësojmë dhe mbështesim këtë iniciativë”.

Me pak fjalë, pas Anglisë dhe Kane, Gjermania dhe Neuer janë gjithashtu gati të dalin në fushë me shiritin ‘One Love’. Të shohim kush tjetër do t’i ndjekë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN