Tifozët në Katar do të vuajnë mungesën e alkoolit në stadiume. FIFA vendosi që të mos tregtonte pije alkoolike, kryesisht birra, pranë impianteve sportive apo në ta gjatë ndeshjeve të Kupës së Botës.
Një vendim që ka lënë të pakënaqur tifozët që e shohin konsumin e birrave si një pjesë të argëtimit gjatë ndeshjeve. Por kjo nuk do të thotë se tifozët kanë hequr dorë nga birrat. Përkundrazi.
Große Freude auf dem Fanfest in #Doha! Die Schlange zu den Bierständen öffnet – ausgeschenkt wird allerdings erst in einer halben Stunde. #Katar #WM pic.twitter.com/D9UITY5xdA
— Matthias Marburg (@BILD_Marburg) November 19, 2022
Ata që kanë mbërritur këto ditë në Katar, i janë vërsulur të gjithë sot vendit të vetëm ku mund të blejnë të tilla, Fan Zone në Doha duke qenë të gatshëm me mijëra të tillë në radhë që në momentin kur ajo u hap zyrtarisht.