20.11.2022 - 13:06
Botërori i Katarit do të startojë ditën e sotme, në orën 17:00 me sfidën hapëse Katar-Ekuador, por më parë ajo që do të nisë është ceremonia tradicionale hapëse e Kupës së Botës.
Në orën 15:40 do të startojë çdo gjë në stadiumin “Al Bayt”, ku priten të jenë të pranishëm plot 60 mijë tifozë të pranishëm. Edhe pse u refuzua nga yjet e muzikës botërore si Dua Lipa dhe Shakira, sërish priten të jenë artistë të tjerë të mëdhenj si Niki Minaj dhe Maluma.
Ato do të performojnë këngën e Botërorit “Tukoh Taka”, gjithashtu dhe të tjerë si Black Eyed Peas, Robbie Ëilliams etj. Pjesë e koreografisë hapëse do të jenë 800 balerinë nga 15 shtete të ndryshme të botës.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
FIFA publikon videon
Dëgjoni kolonën zanore të Katar 2022!
Risia e Botërorit
“Al Rihla”, topi më i shpejtë në Katar 2022
Në fan zonë