MENU
klinika

Në fan zonë

Të gjithë në radhë për një birrë në Katar

20.11.2022 - 00:14

Tifozët në Katar do të vuajnë mungesën e alkoolit në stadiume. FIFA vendosi që të mos tregtonte pije alkoolike, kryesisht birra, pranë impianteve sportive apo në ta gjatë ndeshjeve të Kupës së Botës.

Një vendim që ka lënë të pakënaqur tifozët që e shohin konsumin e birrave si një pjesë të argëtimit gjatë ndeshjeve. Por kjo nuk do të thotë se tifozët kanë hequr dorë nga birrat. Përkundrazi.

Ata që kanë mbërritur këto ditë në Katar, i janë vërsulur të gjithë sot vendit të vetëm ku mund të blejnë të tilla, Fan Zone në Doha duke qenë të gatshëm me mijëra të tillë në radhë që në momentin kur ajo u hap zyrtarisht.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Uroj që Theo të jetë titullar”

Dy vëllezër në kombëtare, Lucas: Ndjesi e pabesueshme

Në mbështetje të komunitetit LGBTQ +

Neuer kundër rregullave në Katar: Do mbaj shiritin ylber