Botërori i Katar 2022 nisi me ceremoninë e hapjes, ku nuk mungoi spektakli, koreografia dhe muzika. Në një stadium prej 60 mijë vendesh, tifozë nga mbarë bota shijuan një nga ceremonitë më të veçanta, kjo edhe për faktin se për herë të parë Kupa e Botës zhvillohet në dimër.
Morgan Freeman ishte një ndër protagonistët e ceremonisë së hapjes, i cili bëri dialog me një djalë me aftësi të kufizuara! Aktori i njohur foli me një të ri nga Katari, i cili vuan nga një sëmundje që ka penguar rritjen e gjymtyrëve të poshtme.
Në fushë një grup i madh devesh dhe kërcimtarësh. Gjithashtu ka një pëlhurë gomuar për të shmangur dhuratat e pakëndshme nga devetë për lojën. U kënduan kolonat zanore të Botërorëve të mëparshëm, të shoqëruar me maskotat përkatëse.
Nuk munguan edhe fjalimet e rastit, ndërsa ceremonia u mbyll me kolonën zanore të këtij Botërore, të kënduar nga Nicky Minaj dhe Maluma, me këngën e lancuar vetëm dy ditë më parë “Tukoh Taka”.
La’eeb 🫶#Qatar2022 | #FIFAWorldCup pic.twitter.com/BmqeDmZAET
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) November 20, 2022