MENU
klinika

Më i largëti, 1 orë larg Dohas

8 stadiumet e Botërorit, mrekullitë e Katarit

20.11.2022 - 14:28

Pasi iu besua Kupa e Botës 2022, Katari nisi një sërë projektesh infrastrukturore që parashikonin ndërtimin e shtatë stadiumeve, ndërsa një i tetë do të rinovohej. Që të gjithë janë të baraslarguar nga Doha dhe asnjëri prej tyre nuk është më tepër se një orë larg kryeqytetit. Temperatura në ditët e Botërorit pritet të jetë pranë 40 gradëve, por në secilin nga impiantet ajri do të ftohet me kondicionerë dhe sfidat do të luhen në 25 gradë.

Fifa Katar

1. STADIUMI ‘AL-BAYT’ Ky impiant me 60 mijë vende ndodhet në qytetin e Al-Khorit dhe do të mirëpresë njerëz nga gjysmëfinalet e Kupës së Botës. Struktura e tij është frymëzuar nga tendat beduinë, një popull nomad që jeton në vendet arabike prej shekujsh. Sipas specialistëve është kompleksi më i gjerë sportiv dhe përfshin një sërë ambientet për argëtim, restorante, qendër tregtare, madje edhe një spital. Për nga pozicioni dhe mënyra e transportit, konsiderohet si stadiumi më lehtësisht i aksesueshëm nga tifozët apo turistët.

Al Bayt

2 STADIUMI ‘AL-JANOUB’ Me arkitekte Zaha Hadidin, linjat fluide të këtij stadiumi kanë bërë që të pagëzohet si ‘Mbreti i harqeve’. Për projektimin e tij, frymëzimi ka ardhur nga varkat e peshkatarëve të perlave, që ndër shekuj kanë përshkruar brigjet e Gadishullit Arabik. Për të mos humbur rrënjët me kulturën e Katarit, në ndërtimin e tij është përdorur në mënyrë masive dru. Ai ndodhet 20 kilometra larg kryeqytetit Doha dhe për të shkuar deri atje mjaftojnë vetëm disa stacione me metro. Për t’u theksuar edhe fakti se metroja është ndërtuar enkas për aksesin në impiantin në fjalë, që është në gjendje të mirëpresë deri në 40 mijë tifozë.

Al Janoub Stadium 1

3.STADIUMI ‘974‘ Prefiksi për të telefonuar Katarin është 974. Ka shërbyer si frymëzim për arkitektin Alber Sper, i cili përveç emrit, ka përdorur edhe 974 kontejnerë për të ndërtuar impiantin, që mund të mirëpresë deri në 40 mijë tifozë. Për t’u theksuar se secili nga kontejnerët ka një ngjyrë të ndryshme dhe lidhet me një shërbim specifik që ofrohet brenda stadiumit (bar, tualet, zyra, restorante, dyqane). Për vizitorët do të duket sikur po futen në një anije mallrash, brenda së cilës do të shohin një ndeshje futbolli.

Stadium 974

4.STADIUMI ‘AL-THUMAMA’ Ky impiant që nga jashtë duket si një çentro e qëndisur me mjeshtëri ndodhet 12 km larg Dohas. Zgjedhja e dizajnit nuk është rastësore dhe frymëzohet nga ‘kefiah’, kapela tradicionale e përdorur nga meshkujt vendës. Stadiumi në fjalë mund të mirëpresë deri në 40 mijë të pranishëm, por pas Botërorit kapaciteti do të përgjysmohet ashtu si në shumicën e impianteve të sipërpërmendur. Qëllimi është dhurimi i 20 mijë ulëseve, të cilat do të përdoren për pallate sporti nëpër të gjithë Katarin, me qëllim për të promovuar sportin. Edhe për “Al-Thumama”-m është ndërtuar një linjë metroje enkas.

Al Thumana

5.STADIUMI ‘EDUCATION CITY’ 40 mijë vendet e tij do të jenë në dispozicion të turneut deri në fazën çerekfinale. Vetëm 7 kilometra larg kryeqytetit, ai është lehtësisht i aksesueshëm me çdo mjet transporti. Për emrin i detyrohet kampusit të Universitetit të Katarit, teksa struktura nga jashtë ka pamjen e një diamanti që gjatë ditës rrezaton prej diellit, ndërsa natën duket si një grumbull yjesh. Në pjesën e jashtme ka shumë gjelbërim, madje edhe një klub golfi. Në rastin e këtij stadiumi, 20 mijë nga ulëset do të dhurohen për vendet në zhvillim në shenjë bamirësie.

Case Study Education City Stadium 001

6.STADIUMI “AHMED BIN ALI” Për ndërtimin e tij u përdor terreni ku dergjej stadiumi i vjetër “Ahmed Bin Ali Al Thani” i ndërtuar në ndër të emirit të Katarit nga 1960-ta deri 1972-in. I ristrukturuar dy herë mes 2003- shit dhe 2015-ës, ai kishte një kapacitet prej 21.282, që më disa ndryshme ka arritur 44.740 tifozësh do të përdoret deri në çerekfinale. I gjendur në qytetin e Ar-Raianit është impianti që ndodhet më pranë shkretëtirës, çka do të mundësojë edhe një kontakt më të thellë me rrënjët vendëse. I ndodhur pak kilometra larg kryeqyteti, është stadiumi i tretë për të cilin është ndërtuar enkas një linjë e re metroje.

20200706 1594048391 255193

7. “KHALIFA INTERNATIONAL” Impianti i vetëm që nuk është ndërtuar enkas për Botërorin. I përuruar në 1976- ën është arena më domethënëse për vendësit, por për standardet e Katarit konsiderohet si vepër antike. Pas një ristrukturimi masiv dhe shtimit të dy harqeve, “Khalifa International” u përurua përsëri në vitin 2017 dhe tashmë mund të mirëpresë deri në 40 mijë spektatorë. Vendndodhja e tij është në “Aspire Zone” të Dohas, ose e thënë ndryshe zemra e zhvillimit teknologjik të vendit, që do të jetë pikë referimi për vizitat e turistëve gjatë Botërorit.

Khalifa Stadium09

8. STADIUMI “LUSAIL” Perla e vërtetë arkitektonike e këtij Botërori, e ndërtuar enkas si qytezë. 80 mijë vende për një përdorim thuajse 1- mujor e për finalen e madhe. Gjithçka e projektuar deri në detaje, pasi në përfundim të turneut, ky stadium do të çmontohet e do të kthehet në zonë të banuar e të pajisur me mole private, qendra tregtare e shumë falsitete./Panorama Sport

Lusail
Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak