MENU
klinika

Botërori 2022, Grupi E

Spanja e papërmbajtshme, “7 ballë” ndaj Kosta Rikës

23.11.2022 - 19:59

Spanja regjistroi fitoren më të thellë deri tani në Botërorin e Katarit. Iberikët mposhtën 7-0 Kosta Rikën, duke marrë kreun e grupit E. Një ndeshje pa shumë histori për të besuarit e Luis Enriques, që e zgjidhën për 20 minuta lojë, duke nisur nga minuta e 11-të deri në 31-të teksa shënuan tre gola.

Siparin e golave e hapi Dani Olmo, që pas një lëvizje të bukur dërgoi sferën në rrjetë. Kaq mjaftoi për furinë e kuqe të çlirohej plotësisht. Dyfishimi i shifrave erdhi nga Asensio, pas një asisti të Albas në minutën e 21-të. Dhjetë minuta më pas spanjollët fitojnë penallti dhe e shndërrojnë në gol me Torres. Kaq mjaftoi në pjesën e parë.

Spanja nuk do të ulte ritmin edhe në pjesën e dytë, duke shënuar edhe 4 gola të tjerë, me Kosta Rikën që shpërbëhet totalisht, e pamundur të shënojë një gol nderi.

Ferran Torres shënoi dopietën personale në 54’ dhe të katërtin për iberikët. Gavi në 75’ shënoi golin e pestë. Në fund edhe dy gola të tjerë, fillimisht Soler në 90’ dhe mbyll serinë e golave Morata në 92’.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”