MENU
klinika

Botërori 2022, Grupi F

Mjafton vetëm 1 gol, Belgjika kalon Kanadanë

23.11.2022 - 23:04

Edhe pse pa Lukakun, Belgjika arrin të fitojë ndeshjen e parë në grup, duke mposhtur 1-0 Kanadanë. Nuk ishte sukses i lehtë për Djajtë e Kuq, madje patën edhe fatin me vete, por edhe një portier në superformë.

Minutat e para ishin të mira për Kanadanë, teksa ushtroi presion dhe arriti të marrë penallti pas një prekje të topit në zonë nga Carrasco. Arbitri në fillim vijoi lojën, por pas verifikimit në VAR, u dha 11-metërsh. Ekzekutimin e së cilës e mori përsipër Davies, por që u ndal nga Courtois në minutën e 11’.

Belgjika dalëngadalë u fut në lojë dhe në fundin e pjesës së parë zhbllokoi shifrat me Batshuayi, që me një kthesë të menjëhershme mposhti portierin kundërshtar. Të besuarit e Martinez dominuan edhe në pjesën e dytë, qarkulluan më mirë topin dhe tentuan të vrisnin ndeshjen me një gol të dytë.

Ndërsa kanadezët ishin të paqartë në ato pak dalje përpara, duke mos goditur dot portën. Ndeshja ishte e hapur deri në fund, por mbeti fuqi goli i shënuar në fundin e pjesës së parë dhe Belgjika merr tri pikët e para në grup.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fitorja 7-0 ndaj Kosta Rikës

Spanja, sa shumë rekorde brenda një sfide!


Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”