MENU
klinika

Ua thotë vetë ajo!

Kur e ka në plan Fifi të bëhet nënë?

24.11.2022 - 11:56

Kur do të bëhet nënë për herë të parë, Filloreta Raçi? Kësaj pyetje i është përgjigjur vetë këngëtarja në një bisedë virtuale që ka realizuar me ndjekësit e saj në Instagram.

“Kur t’i vijë koha,”-i është përgjigjur Fifi pyetjes së ndjekësit/ndjekëses.

Kujtojmë që disa kohë më parë qarkulloi lajmi se Fifi dhe Adisi janë në pritje të fëmijës së parë, por më pas gjithçka u mohua.

Muaj më parë postimet e tyre ku etiketonin njëri-tjetrin si “mami dhe babi”, bënë xhiron e rrjetit dhe nxitën dyshimet se çifti po presin një fëmijë.

Ky do të ishte fëmija i parë për Fifin dhe i dyti për Adisin. Ky i fundit ka një djalë, Troin, me modelen Adrola Dushi, me të cilën ka qenë i martuar.

Adisi poston shpesh në rrjetet sociale me Troin, ku në atë të fundi më herët mori vëmendje komenti i Fifit. Këngëtarja komentoi disa zemra në postimin e Adisit me djalin e tij, duke treguar kështu mbështetjen e saj dhe raportin që ka me djalin e partnerit të saj.

Që në fillim të lidhjes çifti nuk është kujdesur t’i fshihet syve kureshtarë, duke shfaqur haptazi dashurinë e tyre. Adisi e shoqëron Fifin edhe në koncertet e saj, ku shpesh marrin vëmendje me veprimet romantike.

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën