MENU
klinika

Zyrtari i lartë rus, pasardhës i Tolstojt

“Ukrainën do ta rikthejmë në shekullin XVIII”

25.11.2022 - 15:18

Lev Tolstoj është padyshim një nga shkrimtarët më të njohur rus, madje ndër më të lexuarit e letërsisë botërore.

Por ndërkohë stërnipi i tij Pjotr, zëvendës presidenti i parlamentit rus, Dumës, është aktualisht një nga anëtarët me te njohur të zyrtarëve me qasje më radikale ndaj konfliktit në Ukrainë.

I intervistuar nga e përditshmja italiane “Corriere della Sera”, Tolstoj paraqiti në mënyrë të qartë vizionin që po sundon tashmë në Kremlin.

“Ju europianëve ju mungon kuptimi i historisë. Boll të kuptosh konfliktet ndër shekuj midis Rusisë dhe Europës për të kuptuar. Në shekullin e 19-ishim në Paris, në shekullin e 20-të ishim në Berlin, e vetmja pikë e mesme për në shekullin 21 ishte Kievi”, shpalos ai vizionin e tij historik.

Tolstoj mohon se Moska po humb luftën, ose objektivat e operacionit special, siç përkufizohet fushata kundër Ukrainës e vendosur nga Vladimir Putin në shkurt.

“Vështirësitë bëjnë pjesë të një filmi që po ndërton Perëndimi. Në çdo konflikt ka periudha fitoresh, humbjesh, dhe zhvendosjesh të trupave përpara stinës dimërore. Objektivi ynë tani është ta çojmë Ukrainën në shekullin e 18-të nga pikëpamja teknologjike”. Sipas tij, kjo gjë po ndodh tani me tërheqjen e trupave ruse nga zona e Kherson. “Është taktikë e jona për të minimizuar humbjet, por Kherson është rus dhe do të rikthehet e tillë”, shton ai.

Konflikti në Ukrainë është vetëm një gur në lojën më të madhe që sipas tij po luhet sot, sfida midis Moskës dhe Perëndimit. “Kur gjithçka do të përfundojë, do të lind një sistem i ri botëror, mitet perëndimore të luftës së ftohtë dhe NATO-s do të jenë kujtime të së shkuarës. Konflikti me Perëndimin do të jetë i gjatë, aksionet e vërteta të Rusisë do të shihen në vijim”, thotë zyrtari i lartë rus.

Tolstoj deklaroi se Moska është gjithsesi e hapur për dialog me Kievin, por që çdo tentativë është e bllokuar nga Uashingtoni. “Jemi të hapur me ato që marrin vërtetë vendimmarrjen, por tani na duhet një fitore në terren. Për këtë mund të presim, kohë kemi me bollëk”, shton ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si mund të realizohet operacioni i eksportimit

A do të ulë çmimet marrëveshja e grurit Rusi – Ukrainë?

Forcat ruse po grumbullohen në kufirin e Ukrainës...

“Putini po luan me zjarrin”!


"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!