MENU
klinika

Përmbledhja ditore e rajonit

Kosovë/ Hahnit i kërkohet të liberalizohen vizat

03.12.2018 - 17:21

Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur të hënën në takim Komisionarin Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike dhe ekonomike në vend.

Me këtë rast, Haradinaj, ka theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për rrugën e integrimeve evropiane, për prioritetet në sundimin e rendit dhe të ligjit, përmbushjen e prioriteteve që dalin nga MSA, dhe për zhvillimin ekonomik.

Haradinaj i kërkon Hahnit liberalizimin e vizave konica.al

Serbi

Pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, komisionari për Zgjerim, Johannes Hahn, ka shkruar në Twitter se kanë diskutuar për tarifat 100 për qind për mallrat nga Serbia dhe Bosnja që futen në Kosovë, ku thuhet se po pengohet zbatimi i marrëveshjes së CEFTA-së dhe REA-së, sa i përket bashkëpunimit rajonal.

Ai ndër tjera ka shkruar se gjatë takimit me presidentin serb, janë pajtuar për tejkalimin e situatës së krijuar.

Hahn: Kosova po pengon zbatimin e CEFTA-së konica.al

Kosovë

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë.

Hahn gjatë kësaj vizite do të takohet me presidentin Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, kryeministrin Ramush Haradinaj si dhe liderët e opozitës.

Çfarë do të bisedoj Hahn me liderët kosovar? konica.al

Kosovë

Të hënën kur për vizitë në Kosovë do të jetë Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, një grup i aktivistëve kanë organizuar një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës.

Aktivistët kanë vënë një pankartë me mbishkrimin “Në Kosovë aplikohet reciprociteti, të nevojitet vizë për të hyrë në Kosovë”.

Hahnit i kërkohet vizë për të hyrë në Kosovë konica.al

Kosovë

Kosova as këtë vit nuk do ta përfundoj procesin e liberalizimit të vizave. Të paktën kështu është thënë nga ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, e cila ka konfirmuar se çështja e heqjes së vizave për Kosovën nuk do të jetë në agjendën e BE-së.

Hoxha madje e ka quajtur të padrejtë anashkalimin e Kosovës nga BE-ja, për shkak të politikave të tyre të brendshme.


Maqedoni

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë të hënë në orën 11:00 do ta vazhdojnë seancën e 64-të me diskutimin për draft-ndryshimet e Kushtetutës.

Mbrëmë deputetët me 65 vota për, 18 kundër dhe 8 abstenim, miratuan draft-ndryshimin e 34-të, ndërsa paradite miratuan draft-ndryshimin e 33-të, i cili parasheh ndryshimin e emrit të shtetit në Republika e Maqedonisë Veriore.

Kosovë

Ministrat e Punëve të Brendshme të vendeve anëtare të NATO-së do të takohen të martën dhe të mërkurën në Bruksel, ku dita e dytë pritet t’i kushtohet Ballkanit Perëndimor dhe dialogu midis Kosovës dhe Serbisë pritet të jetë po ashtu temë e diskutimeve.

Shefi i NATO-së, Jens Stoltenberg, tha të hënën se aleanca e mbështet plotësisht dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN