MENU
klinika

VIDEO

Më në fund! Dj Dagz i propozon Einxhel Shkirës

27.11.2022 - 09:15

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz pritet që bëhen prindër shumë shpejt. Ata do të bekohen me një djalë dhe tashmë po shijojnë momentin më të lumtur të jetës.

Së fundmi, moderatorja ka mbledhur shoqërinë e saj për të festuar Babyshower-in e saj. Ajo ka organizuar një super festë me tullumbace, zbukurime dhe detaje tepër të bukura. E veshur me një fustan bojëqielli, Einxheli ka ftuar motrën e Dagz, disa ish-banore të “Big Brother Albania”, si Antonela Berisha, Monika Lubonja dhe Sarah Berisha, apo moderatorja Aulona Musta.

Momenti kulminant i festës ishte pikërisht propozim, i prishtëm, nga Dj Dagz. Ish-banori i BBV ka zgjedhur pikërisht këtë ditë të veçantë për t’i propozuar moderatores, e cila tha “PO.” Ose siç thotë vetë Einxhel në postimin e saj në Instagram, “Gjithqysh po.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ICONSTYLE (@iconstyle_al)

Kujtojmë që moderatorja dhe Dj Dagz u njohën në reality-shoë-n, “Big Brother Vip”. Që nga ai moment ata janë bashkë, madje së shpejti do të bëhen prindër të një djali. Ndonëse Einxhel bëri të pamundurën ta mbante të fshehtë shtatzëninë, ajo u zbulua duke u përfolur goxha në rrjet.

Ajo që mori gjithashtu vëmendje në festën e Einxhel ishte mungesa e moderatores Fjoralba Ponari, e cila ka gjithashtu një miqësi të ngushtë me Einxhel Shkirën.

Në një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, Fjoralba zbuloi edhe arsyen se pse nuk ishte në “Bbayshower-in” e Einxhel.

“Nuk jam edhe pse më qan shpirti! Jemi në xhirime këtej nga “Portokallia”. Ajo e di si është puna në tv”- shkroi Fjoralba.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çifti niset për ‘muaj mjalti’

Fejohet Einxhel Shkira dhe Dj Dagz

Flet për herë të parë Dj i njohur

Dagz dhe Einxhel drejt fejesës?

Einxhel i shpreh dashurinë

DJ Dagz lë shtëpinë e Big Brother Vip

“Nuk ndihem mirë nëse po ndihesh keq”

Einxhel dhe Dj Dagz flasin për herë të parë pas puthjes


Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën