26.11.2022 - 23:34
Neymar doli me kaviljen e fryrë keq të enjten në mbrëmje dhe ditën e djeshme është konfirmuar një ndrydhje, e cila ka prekur edhe ligamentet.
Ndërkohë ditën e sotme ylli brazilian ka bërë një postimi në rrjetet sociale, duke treguar imazhin e frikshëm të gjendjes së kyçit të këmbës së djathtë. Nga pamjet duket qartë që Neymar e ka të pamundur që të jetë prezent në dy ndeshjet e radhës së grupeve.
Shpresohet që ai të rikuperohet në fazën pasardhëse, gjithmonë në rast se Brazili kualifikohet. Bëhet me dije se Neymar i është nënshtruar një trajtimi intensiv për t’u riaftësuar sa më shpejt të jetë e mundur.