MENU
klinika

Nga Spartak Ngjela

Këtë të sëmurë mendërisht (Berisha) që urren gëzimin e shqiptarëve, përbuzeni e përçmojeni

28.11.2022 - 19:12

Kur një lider politik, edhe në një ditë feste kombëtare, merret me kundërshtarin e vet politik, por jo me gëzimin e shoqërisë së tij, ky lider, në brendësi të psikikës së tij, urren popullin e vet…

Po patë një të tillë, kurrë mos iu afroni… përcillni me përbuzje dhe përçmim…

E dini pse?

Sepse ky lloj njeriu urren gëzimin e shoqërisë se tij.

Këta tipa të sëmurë mendërisht, i shtyn urrejtja e tyre që të mendojë me mllef për prishjen e këtij gëzimi mbarë-shoqëror.

Ata këtë natyrë e kanë pasion patologjik.

Vërtetësisht, këta nuk e arrijnë dot këtë qëllim absurd, por, duke menduar në lajthim se ua kanë prishur festën bashkëkombasave, këtyre iu lehtësohet mllefi i tyre skizofrenik. Sepse, si rregull, këta tipa janë skizofrenë.

Në fakt kjo…

Është tani një aksiomë e njohur psikologjike, për psikikën e një lideri të shitur, që është shitur se urren popullin e vet… dhe iu shërben armiqëve pushtues të vendit të tij.