Holanda ka përparuar nga faza e parë e grupeve për herë të nëntë në nëntë pjesëmarrje në Kupën e Botës, më shumë herë nga çdo ekip që ka kaluar ndonjëherë fazën e parë të grupeve në kompeticion.
Ndërsa Louis van Gaal (10) është trajneri që numëron më shumë ndeshje në Kupën e Botës pa humbur asnjëherë një, duke kaluar Vittorio Pozzo me nëntë. Shifrat e tjera interesante pas fitores 2-0 ndaj Katarit janë këto:
1.Cody Gakpo është lojtari i katërt holandez që shënon në tre paraqitje radhazi në Kupën e Botës pas Johan Neeskens (1974), Dennis Bergkamp (1994) dhe Ëesley Sneijder (2010).
2.Cody Gakpo është vetëm lojtari i dytë që hap golin tre herë në një fazë grupore të Kupës së Botës (përfshirë vendin e parë dhe të dytë), pas Alessandro Altobelli me Italinë, në fazën e parë të grupeve në 1986.
3.Frenkie de Jong shënoi me goditjen e tij të dytë kundër Katarit, ai kurrë nuk kishte tentuar kaq shumë goditje në një ndeshje të vetme për Holandën (2 gjithashtu kundër Bosnje dhe Hercegovinës në 2020).
4.Gakpo është lojtari i dytë holandez që shënon me këmbën e majtë, të djathtën dhe kokën në një Kupë Botërore, pas Wesley Sneijder në 2010.
5.Katari (shtatë) është skuadra nikoqire që ka pësuar më shumë gola në një fazë të vetme grupore të Kupës së Botës, dhe është gjithashtu hera e parë që skuadra nikoqire ka pësuar të paktën dy gola në tri ndeshje radhazi në këtë kompeticion.
6.Katari ka shënuar vetëm 1 gol dhe ka pësuar 7, është bilanci më i keq për një vend pritës në fazën e grupeve të një Botërori.
7.Në tre pjesëmarrjet e fundit, Holanda ka përfunduar gjithmonë e para në fazën e grupeve të një Botërori; në vitin 2010 ishte i dyti ndërsa në 2014 ishte i treti.
8.Holanda ka pasur tetë goditje në portë në këtë Botëror, numri më i ulët i gjuajtjeve në portë nga portokallitë në fazën e grupeve të kompeticionit që nga viti 1966.
9.Katari është kombëtarja e parë mikpritëse që humbi të tria ndeshjet në fazën e grupeve të Kupës së Botës.
10.Holanda ka fituar të pesë ndeshjet e saj kundër skuadrave aziatike në Kupën e Botës, dhe është fitorja e tyre e dytë kundër kombëtares nikoqire në turne (e para kundër Brazilit në 2014).
11.Kjo është paraqitja e 97-të për Daley Blind për Holandën që e lejon atë të ngjitet në vendin e nëntë të renditjes në mesin e lojtarëve me më shumë paraqitje për Portokallitë; në këtë shekull vetëm Wesley Sneijder, Rafael van der Vaart, Dirk Kuijt dhe Robin van Persie kanë luajtur më shumë ndeshje për kombëtaren holandeze sesa Blind.