MENU
klinika

Botërori 2022, Grupi A

Holanda konfirmohet në krye, Senegal kualifikohet si i dyti

29.11.2022 - 19:00

Holanda nuk fal në ndeshjen e tretë, duke u konfirmuar edhe kokë grupi. Tulipanët mposhtën 2-0 vendasit e Katarit, me këta të fundit që konfirmohen më të dobëtit e këtij Botërori.

Të besuarit e Van Gaal, pas disa tentativash, çlirohen në minutën e 26-të, kur Gakpo në hyrje të zonës godet bukur, duke gjetur cepin e portës. Goli i tretë për sulmuesin e PSV-së pas 3 ndeshjesh, nga një për secilën ndeshje. Kaq mjaftoi në pjesën e parë.

E dyta nis me gol për holandezët, de Jong këmbëngul dhe shtyn topin në rrjetë. Portokallinjtë shënojnë edhe në minutën e 68-të, por VAR sheh një prekje të topit me dorë para nisjes së aksionit. Në fund Holanda godet edhe traversën. Mbyllet 2-0, me tulipanët që avancojnë më tej.

Nga ky grup kualifikohet si vend i dytë Senegali, që mposht 2-1 Ekuadorin në sfidën direkte. Amerikano latinëve u mjaftonte edhe barazimi, por nuk ia dolën. Afrikanët kaluan në avantazh në 44’ me Sarr, që nga pika e penalltisë u treguar i saktë.

Ekuadori arrin të barazojë në minutën e 68-të me Caicedo, që nuk e kishte të vështirë të shënonte afër portës. Por pa kaluar as dy minuta, është Koulibaly që rikthen avantazhin për Senegalin. Ndeshja ishte e hapur deri në fund, por Senegali mbron fitoren dhe arrin të kalojë grupin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN