MENU
klinika

Tregon problemin e saj shëndetësor

Fansat dyshuan se është shtatzënë, flet Hailey Bieber!

30.11.2022 - 10:26

Modelja e famshme, Hailey Bieber, është shfaqur të hënën në rrjetet sociale për të mohuar thashethemet se ishte në pritje të ëmbël. Ajo gjithashtu dha edhe një përditësim në lidhje me shëndetin e saj.

Bashkëshortja e këngëtarit të famshëm, Justin Bieber, ndau me fansat lajmin se ka një kist në vezoret e saj sa “madhësia e një molle”, e si pasojë mohoi edhe aludimet për një shtatzëni të mundshme.

Prej disa kohësh fansat komentonin se 26-vjeçarja dhe 28-vjeçari ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku. Megjithatë, postimi i  fundit i Hailey në “Instagram” ka hedhur poshtë thashethemet, duke zbuluar se ajo ka një kist të madh në vezore.

Ajo shkroi: “Kam një kist në vezoren time sa një mollë. Nuk kam endometriozë apo PCOS, por kam marrë një kist ovarian disa herë dhe nuk është kurrë argëtuese.”

Krahas barkut të ekspozuar, ajo shkroi: “jo një fëmijë”, dhe më pas vazhdoi: “Është e dhimbshme dhe dhemb dhe më bën të ndihem e përzier, e fryrë, me dhimbje dhe emocionale”.

Ajo përfundoi duke shkruar: “Sidoqoftë… Jam e sigurt që shumë prej jush mund ta kuptojnë gjithashtu. Ne do ja dalim.”

Hailey gjithashtu zbuloi në fillim të këtij viti se ishte shtruar në spital pasi kishte përjetuar një “mini goditje”.

Fansat dyshuan se është shtatzënë, modelja e famshme flet

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Hailey tregon si qëndron e vërteta

Justin Bieber po bëhet baba?