MENU
klinika

Liberalizimi i vizave

Kosova, sot në rend dite në takimin e ambasadorëve të BE-së

30.11.2022 - 11:15

Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën sot do të jetë në rend dite në takimin e ambasadorëve të Bashkimit Evropian në Bruksel, grup ky që njihet si Coreper.

Lajmin e kanë konfirmuarnga Presidenca çeke.
“Po, çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën sot është rend dite”, thanë shkurt nga Presidenca çeke.

Në takimin e ambasadorëve të Bashkimit Evropian pritet të mos ketë diskutim, por vetëm miratim të vendimit, pasi ditë më parë shtetet janë pajtuar lidhur me tekstin që pritet të miratohet sot.

Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën ishte paraparë të diskutohej më 23 nëntor, por për shkak të situatës lidhur me targat ishte shtyrë për 30 nëntor.

 

 

Vendimi për liberalizimin e vizave pritet të hyjë në fuqi më 1 nëntor 2023, ose më së largu 1 janar 2024.

Qytetarët e Kosovës janë të vetmit në Evropë që nuk e gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë, ndonëse Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian kanë deklaruar se Kosova kaherë i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi