MENU
klinika

"Ma mirë të kishte vdekur!"

Vrau ish-gruan shtatzënë, flet babai i autorit: S’dua ta shikoj fare

01.12.2022 - 16:15

Halil Halili, babai i të dyshuarit për vrasjen e gruas shtatzënë në QKUK, ka treguar për gjendjen në të cilën është familja. Ai ka thënë se është i mërzitur me rastin, duke theksuar që ky të jetë rasti i fundit.

“Jam i mërzitur, jam i nervozuar shumë. Shumë keq, shumë keq, shumë keq. E kam një mesazh, ishalla kurrë nuk ndodh kësi raste të rënda, të keqija, të liga, se jam shumë i mërzitur. Hiç nuk di sen për ta, ma mirë ai me pasë dekë me gjithë ta masi e ka vendos me bo ata, edhe ai me pasë metë qaty. Hiç s’du me pa, as mem marrë kohë, shumë keq ka bo, shumë keq, tash me gru s’po dijmë çka me bo.” – theksoi ai.

Ai ka treguar se ka tentuar të komunikojë me djalin e tij, që po vazhdon të jetë në kërkim, por i njëjti, sipas babait të tij, nuk e ka hapur telefonin dhe as nuk ka kthyer përgjigje në mesazhet e dërguar.

“E kam thirrë çdo orë, çdo minutë, kam shkru mesazhe. Ai s’u kanë problematik kështu kurrë, as s’u dalë nëpër kafe kurrë, as s’u ardh mas vakti kurrë. As nji send s’ma ka kthy” – theksoi Halili për Nacionalen.

Ai ka treguar se e ka takuar dje gruan shtatzënë, e cila dyshohet se u vra nga djali i tij, Sokoli.
“Na jemi kanë pardje, me ja çu teshat, unë, plaka jeme, çika jeme, edhe ja kanë çu teshat. Edhe i kanë thanë a të vyjnë pare për naj nevojë, najsen. “Jo” ka thanë, “nuk më vynë kurgjo”. Edhe ma s’di çka foli për këtë punë ma sen.” – theksoi Halili.

Halili ka thënë se ka pasur raporte të mira me të renë, por ka treguar se çifti kishte pasur probleme.

“Valla me neve fort mirë, sikur me çikën tonë. Kanë pasë problem qysh ka kallxu Sokoli si ka metë shtatzanë, i kishin pas do fjalë, do sene, ma thellë nuk di çka me thanë.” – përfundoi Halili.

Rasti vrasjes së një grua shtatzënë në oborr të Gjinekologjisë në QKUK ka tronditur tërë Kosovën. Reagimet për këtë vrasje ende po vazhdojnë, teksa një protestë do të mbahen në ora 16:00. Me rastin janë të shokuar edhe familja e Sokol Halilit, që dyshohet për vrasje, dhe është ende në arrati.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi