MENU
klinika

Kushtetuta e Maqedonisë

Ndryshimet kushtetuese në fazën përfundimtare

04.12.2018 - 10:30

Pas debatit tre ditor në Kuvendin e Maqedonisë, u miratuan draft-ndryshimet në Kushtetutë në përputhje me Marrëveshjen e Prespës dhe me këtë mbaroi edhe faze e dytë e ndryshimeve kushtetuese.

Pas miratimit të draft-ndryshimeve, qeveria duhet të organizojë debat publik prej tri ditësh, ku më pas ka dy të ditë përgatisë raport dhe në ditën e pestë ta dorëzojë deri në Kuvend.

 

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi është i obliguar që në afat prej 30 ditësh të caktojë seancë për sjelljen përfundimtare të ndryshimeve, ku përsëri, ashtu siç ishte në fazën e parë, është e nevojshme shumica prej dy të tretave dhe me këtë përfundon procedura e ndryshimeve kushtetuese që dalin nga Marrëveshja e Prespës.

Nga qeveria thonë se janë të hapur për sugjerime dhe kërkojnë nga të gjithë deputetët të përfshihen në debatet për ndryshimet.

Një pjesë e partive politike shqiptare si Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët kërkuan të debatohet për barazinë gjuhësore dhe sipas tyre hapje e ndryshimeve kushtetuese është moment i mirë për t’u debatuar. /Konica.al/