MENU
klinika

Eksperimenti

Unë vendosa të flija 4 orë në ditë dhe shikoni çfarë ndodhi!

04.12.2018 - 10:49

Kohët e fundit fillova të flija 2-4 orë në ditë. Bëj gjumë të mjaftueshëm, ndihem i shëndetshëm dhe produktiviteti im i punës është në nivelin më të lartë. Duket e pabesueshme, por me të vërtetë punon. Megjithatë, ky sistem nuk është aq i lehtë për t’u zotëruar.

Leonardo da Vinçi, Nikola Tesla, Salvador Dali dhe shumë gjeni të tjerë është thënë se flinin nga 1 deri në 4 orë në ditë sipas sistemit të gjumit polifaktik.

Me pak fjalë, gjumi polifaktik po zvogëlon gjumin e natës dhe duke shtuar disa intervale gjumi 20 ose 30 minutëshe gjatë ditës. Si rezultat, ne marrim disa ditë shtesë në javë.

Faza e gjumit të shpejtë është rreth 20-30 minuta. Truri ynë rikthen burimet e tij dhe shpëton nga stresi.

Ashtu si shumica e njerëzve, vazhdimisht ndiej mungesën e kohës. Ka tashmë disa muaj që kam filluar të mendoj për të bërë not. Sidoqoftë, kur mbërrita në shtëpi në mbrëmje, vetëm rrija shtrirë në shtrat dhe shikoja videot në YouTube. Shpesh vonohesha për në takime, dhe i shtyja planet për nesër. Kuptova se më duhej më shumë kohë dhe vendosa të filloj të praktikoj gjumin polifazor.

Ka shumë modele të gjumit të tillë. Ju mund të përdorni teknikat standarde (më të njohura), teknikat e gjeniut, ose ju mund të zgjidhni të përshtatni këto teknika në trupin tuaj ashtu siç bëra. Orari im përbëhej nga 4 orë gjumë nate dhe 2 pushime 25 minutëshe (pas drekës dhe pas kthimit në shtëpi nga puna në mbrëmje).

Fillova menjëherë. Në mbrëmje, në vend që të shkoja në shtrat në orën 22:30, fillova të shkoja në shtrat në orën 1:30 dhe flija deri në orën 5:30.

Dita 1. Dita ishte e mahnitshme. Kam pasur shumë kohë për të bërë gjithë punët për shtëpinë dhe për të bërë një plan për javën. Për t’iu përmbajtur orarit, mora diçka për veshët dhe një maskë gjumi në punë. Menjëherë pas drekës, gjeta një vend të qetë dhe rashë në gjumë. E bëra të njëjtën gjë me të arritur në shtëpi nga puna. Megjithatë, nuk mund të bija lehtë në gjumë për 25 minuta.

Dita 2. Para se të filloja eksperimentin tim, fola me ata që u përballën me sukses me këtë orar. Unë u paralajmërova që, për të formuar një zakon, do të duhej të duroja 2 javët e para një “stil jetese si zombi”. Unë e kisha përjetuar atë ndjesi tashmë në ditën e dytë. U ndjeva shumë i lodhur dhe u konsumova emocionalisht.

Dita 3. Kufijtë midis ditëve të mia praktikisht u zhdukën dhe të gjitha ditët e mia u kthyen në një cikël të vetëm monoton. Njerëzit në rrugë herë më shfaqeshin e herë më zhdukeshin. Sidoqoftë, mësova të bija në gjumë për 25 minuta gjatë pushimit tim, por nuk ndjehesha më mirë kur zgjohesha.

Në mbrëmje, unë nuk mund t’i hiqja nga koka këto mendime: “Pse ke nevojë për këtë? Shko dhe fli sa më shumë që dëshiron dhe ndjehu i lumtur “. Kam bërë shumë përpjekje për t’i kapërcyer këto mendime dhe për të vazhduar përpara me eksperimentin tim.

Dita 4. Ndjenja e plogështisë u bë një normë për mua. Kur dikush më fliste mua, mund të shihja vetëm një hije “përmes” këtij personi. Ndjehesha sikur u kisha kushtuar shumë energji duke u përgjigjur pyetjeve dhe duke mbajtur një bisedë. Në shumicën e rasteve, qëndro ulur dhe i fiksuar në një vend.

Dita 5. Ditën e pestë truri filloi të rregullohet. Kur mbyllja sytë gjatë pushimit, menjëherë më zinte gjumi. Fillova të zgjohem para se alarmi të binte dhe ndihesha më energjik.

Gjatë natës kisha shumë kohë të lirë dhe vendosa të lexoja libra dhe të shihja dokumentarë. Kam gjetur se në Brazil jeton një fis i quajtur Piraha. Këta njerëz kurrë nuk flenë. Ndonjëherë ata bëjnë një pushim 20-minutësh të mbështetur në një pemë. Ata besojnë se nëse fle për një kohë të gjatë, ti nuk do të jesh më vetëvetja. Gjumi të tjetërson identitetin.

Dita 6-7. Ndihem plotësisht i përshtatur me orarin. Sa herë që zgjohesha pas një pushimi të shkurtër, ndihesha sikur kishte kaluar disa orë, edhe pse flija vetëm për 20 minuta. Marramendja dhe ndjenja e hidhërimit në kokën time u zhdukën plotësisht, dhe produktiviteti im u rivendos. Unë mund të bëja më shumë se sa planifikoja. Çdo mbrëmje lexoja libra, shihja filma, notoja dhe shkoja në palestër. Hoqa dorë totalisht nga kafeja.

Konkluzione

Nëse jeta juaj i përngjan një liste të pafund për të bërë, ku duhet të gjesh kohën për gjithçka, atëherë gjumi polifazik është i drejtë për ju. Unë definitivisht u bëra më produktiv. Fillova të kisha shumë kohë të lirë dhe kisha kohë të mjaftueshme për të bërë të gjitha detyrat e mia.

Nga ana tjetër, e gjithë bota jeton sipas një skeme monofazike. Miqtë dhe të afërmit e tu mund të mos kuptojnë kur refuzoni të shkoni diku me ta ose të vendosni një film në pauzë sepse ju duhet të bëni një sy gjumë.

Po ju a keni eksperimentuar me gjumin polifazik? A ishte mirë për ju? Ndani përvojën tuaj me ne…/ konica.al