MENU
klinika

Pas mbylljes me United

Detajet e para, ja ku pritet të shkojë Ronaldo

04.12.2022 - 13:22

E ardhmja e Cristiano Ronaldos është në ajër. Ylli portugez është një lojtar pa skuadër, pasi nuk i është bashkuar ende një ekipi të ri pas largimit nga Manchester United.

Skuadra e Arabisë Saudite Al-Nassr thuhet se është e interesuar për të marrë shërbimet e tij dhe ata kanë ofruar 200 milionë euro në sezon, duke përfshirë marrëveshjet e pagave dhe reklamave, për të nënshkruar me kapitenin e Portugalisë.

Megjithatë, sipas së përditshmes britanike The Sun, makinat e Ronaldos janë parë në vendlindjen e tij, ku ishin parkuar në periferi të qytetit të Lisbonës. Ronaldo transferoi nga Manchesteri Cadillac Escalade, që vlerësohet në 180,000 dollarë dhe ia dha si dhuratë për ditëlindje partnerja e tij Georgina Rodriguez, si dhe Bentley Flying Spur, me vlerë 350,000 dollarë.

Ëndrra e nënës së tij – Pas vendimit të tij për të transferuar makinat në Lisbonë, u ndezën thashethemet për rikthimin e tij të mundshëm në ish-klubin e tij të Sporting-ut. Duhet të theksohet se nëna e tij, Dolores Aveiro, tha pak kohë më parë se ëndrra e saj ishte ta shihte djalin e saj sërish te klubi portugez para se të tërhiqej nga futbolli i luajtur.

Megjithatë, ylli portugez tani është i fokusuar në Kupën e Botës 2022, pasi kombëtarja e tij do të përballet me Zvicrën të martën në fazën e 1/8-ave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN