MENU
klinika

"Pika e dobët"

Putin “sfidon” Ukrainën, i jep makinës mbi urë e Krimesë pas shpërthimit të 8 tetorit

05.12.2022 - 18:49

Një pjesë e urës së rindërtuar të Krimesë u rihap për trafik të hënën dhe presidenti rus Vladimir Putin ishte gati për t’u informuar dhe inspektuar punën.

Në fakt, në një shfaqje force, vetë Putini hipi pas timonit të një Mercedesi dhe kaloi përgjatë urës, ndërsa u informua nga zëvendëskryeministri Marat Kushnulin për punën e riparimit. Agjencia Ria Novosti ka siguruar video nga brenda makinës së drejtuar nga Putin.

Veç kësaj, Kushnulin iu zotua Putinit se rindërtimi i të gjithë korsisë së djathtë të urës do të përfundojë deri në fund të marsit 2023, ndërsa përgjigja e presidentit rus ishte pozitive ndaj kërkesës për të shpërblyer punëtorët që u siguruan të përfundonin punimet në pjesën më të madhe të urës.

Mëngjesin e 8 tetorit një kamion shpërtheu në urën e Krimesë. Kjo rezultoi në shpërthimin e zjarrit në rezervuarët e karburantit të hekurudhës dhe shembjen e pjesshme të dy hapësirave të veturave të urës. FSB tha se sulmi ishte organizuar nga Drejtoria kryesore e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës dhe personalisht nga kreu i saj, Kirill Budanov. Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë të Ukrainës në vitin 2014.