Kylian Mbappe është një nga yjet më të ndritshëm të këtij Botërori dhe ashtu siç pritej, është kthyer në një nga pretendentët kryesorë për të fituar “Këpucën e Artë”. Por FIFA dhe sponsorët e saj nuk janë të lumtur me francezin, përkundrazi.
Arsyeja ka të bëjë me mënyrën se si Mbappe injoron një nga sponsorët kryesorë të FIFA-s, “Budëeiser”, që është një kompani amerikane e prodhimit të birrës. Trofeu i “Lojtarit të Ndeshjes” që dorëzohet pas çdo sfide, mban pikërisht emrin e këtij sponsori.
Por Mbappe, i cili e ka fituar tri herë në Katar 2022, ka zgjedhur ta injorojë në mënyrën e tij. Kështu, në foton zyrtare pasi i dorëzohet trofeu, ai shfaqet gjithmonë me trofeun e kthyer mbrapsht, në mënyrë që të mos lexohet emri i kompanisë.
Kjo është e pjesë e kujdesit që ka ai sa i përket imazhit të tij pasi kërkon që të mos asociohet me kompani të prodhimit të alkoolit, fast food apo kompani bastesh sportive.
Kjo ishte edhe një nga arsyet pse kishte një përplasje me Federatën Franceze para fillimit të Botërorit sa i përkiste përdorimit të të drejtave të imazhit të lojtarëve të “gjelave” në këtë aktivitet.