MENU
klinika

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë

Çfarë pritet të diskutojnë sot liderët europianë?

06.12.2022 - 11:01

Zbardhet axhenda që do të ndjekin sot liderët e vendeve të Bashkimit Europian me ato të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Takimi do të zhvillohet sot në ambientet e hotelit të hapur në kullën e stadiumit “Air Albania”.. Pas diskutimeve të para, do të nisë dhe puna e samitit.

AXHENDA E SAMITIT: 

Samiti i BE në Tiranë/ Çfarë pritet të diskutohet

10:00 – Firmosja e marrëveshjes Roaming

10:15 – Vijon mbërritja e liderëve të tjerë

11:00 – Fillon seanca plenare (I)

11:45 – Foto familjare

12:15 – Seanca plenare (II)

14:30 – Konferenca e liderëve

Çështja e migrimit dhe kërkimit të azilit në vendet e BE do të jetë në fokus të diskutimeve të samitit që mbahet në Tiranë, pasi BE dhe shtetet e saj anëtare po intensifikojnë përpjekjet për të krijuar një politikë evropiane të migracionit efektiv, humanitar dhe të sigurt, por pavarësisht politikave, vijon që kontinenti të përballet me problemet e flukseve migratore.

Rrugët më shqetësuese të bashkimit Europian për futjen e emigratëve të paligjshëm është Rruga e Mesdheut Lindor, futjen në BE të emigratëve ilegalë përmes Greqisë Qipros dhe Bullgarisë, e po ashtu do të diskutohet gjithashtu agresioni rus mbi Ukrainën, do të diskutojnë mënyrat e thellimit të angazhimit politik me një fokus të veçantë te të rinjtë.

Pika e dytë e agjendës së takimit lidhet me liberalizimin e vizave për Kosovën, mbi të cilën do të ketë sërish bisedime pas vendimmarrjes se bllokimi virtual i vizave, do të jetë i hequr më 1 janar 2024. E treta pikë, lidhet me efektin energjetik që lufta në Ukrainë ka pasur në gjithë kontinentin dhe përgjigjen që i duhet dhënë krizës.