MENU
klinika

“U thye paprekshmëria e Berishës”

Artan Hoxha tregon kush ishte personi që tentoi ta ndalonte agresorin

07.12.2022 - 14:47

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar ngjarjen e rëndë një ditë më parë, ku gjatë protestës së opozitës u godit me grusht, Sali Berisha.

Sipas Hoxhës, personi që shihet në video teksa tenton ta ndalojë 31 vjeçarin Gert Shehu është punonjës i medias, ndërsa thekson se “se u thye paprekshmëria e Berishës”.

Artan Hoxha thotë se agresorit iu prish plani që kishte në kokë, pasi personi që tentoi ta ndalonte i uli intensitetin e goditjes.

“Së pari, s’ka pasur informacion se do të bëjë goditjen as policia dhe struktura që mbron Berishën. Ai personi është një punonjës i medias. Ai ka tentuar ta ndalojë por 31 vjecari ka qenë fizikisht i fortë dhe i ka ikur. Nëse nuk do ta kishte penguar ky punonjësi mund të jepte një goditje më të fortë. Ky punonjës që e ka mbajtur, mesa duket ka nuhatur diçka, e ka njohur prandaj ka tentuar ta ndalojë. Minimalisht ka bërë një shërbim sepse ka ulur intensitetin e goditjes. Ai ia ka prishur planin në kokë agresorit, i cili hyn nga krahu i kameras dhe truprojat se dinin.”, tha Hoxha.

Mesditën e djeshme, teksa opozita po protestonte 31-vjeçari Gerti Shehu goditi me grusht Berishen, duke i shkaktuar çarje në fytyrë dhe hundë. Pavarësisht kësaj, kreu i PD vazhdoi të protestonte, madje majti edhe fjalime.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sali Berisha deklaroi se është agjent policie

Hakerat paralajmërojnë publikimin e të dhënave të Gert Shehut