MENU
klinika

Nesër ndaj Holandës

Messi kërkon të arrijë rekordin tek Argjentina

08.12.2022 - 20:42

Argjentina nesër në çerekfinale do të takohet me Holandën, ndeshje e cila do të luhet në orën 20:00. Messi, i cili deri tani ka shënuar 3 gola, po synon të barazojë rekordin e legjendës Gabriel Batistuta në Kupën e Botës.

Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” ka nëntë gola në pesë turne dhe po kërkon të arrijë dhe të kalojë rekordin e Batistutas, i cili ka 10 gola të shënuara në Kupën e Botës.

Aktualisht, Messi është në vendin e dytë në garën për Këpucën e Artë në Kupën e Botës “Katar 2022”, pas Kylian Mbappes të Francës, i cili numëron 5 gola. Mbetet të shihet nëse 35-vjeçari do të regjistrojë një tjetër rekord.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”