Dy ditë pas Samitit BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri Edi Rama ka treguar premtimin që i ka dhënë kryeministrja italiane, Giorgia Meloni.
Në një status në rrjetet sociale, teksa tregoi se Zvicra ka miratuar marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë, Rama shprehet se homologia italiane i ka thënë se së shpejti edhe në parlamentin italian do të votohet marrëveshja e shumëpritur me Italinë, lidhur me sigurimet shoqërore.
Statusi i plotë:
Parlamenti zviceran miratoi me 129 vota pro marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë, e cila u firmos në Tiranë më 18 shkurt të këtij viti
Faleminderit Qeverisë Zvicerane, parlamentarëve zviceranë dhe padiskutim ekipeve teknike të përbashkëta, të cilat punuan pa u lodhur për këtë marrëveshje të shumëpritur për shqiptarët që punojnë e kontribuojnë në Zvicrën mike
***Kryeministrja Giorgia Meloni më premtoi pardje në Tiranë, se shumë shpejt do të votohet në parlamentin italian edhe marrëveshja e shumëpritur me Italinë