Vedat Muriqi si zëvendësues i Benzema te Real Madridi. Ky zë merkatoje vjen direkt nga Spanja. Sipas “El Gol Digital”, media së cilës i referohet “Corriere dello Sport”, klubi i bardhë është i interesuar për sulmuesin kosovar të shitur nga Lazio te Mallorca verën e kaluar.
Klubi Balearik, pas fillimit të shkëlqyer të sezonit nga “Pirati” (8 gola në 12 ndeshje), godet lart në rast shitjeje: 20 milionë euro. Në mes është edhe klauzola që sheh si protagonistë bardhekaltrit e Serie A. Lotito do të ishte gati të merrte 45% të rishitjes së ardhshme të lojtarit.
Në orët e fundit në Angli flitet për një interesim edhe nga Wolverhampton. Edhe klubi i Premier League do të ishte i gatshëm të paguante klauzolën e lirimit prej 38 milionë eurosh të bomberit dardan.
Mbetet të shihet çfarë do të ndodhë në vazhdim, sepse thashetheme merkatoje në futboll ka shumë. Megjithatë, Lazio duket e interesuar: me pagesën e klauzolës së “Piratit”, në arkën e Lazios do të mbërrinin 17 milionë euro. Pak a shumë e njëjta shumë që u shpenzua në vitin 2020 për ta marrë sulmuesin kosovar në “Formello” nga Fenerbahçe.