MENU
klinika

Tensionet në veri të Kosovës

Kurti: Serbia do të ‘fitojë’ territor, por s’do ja arrijë

09.12.2022 - 14:01

Nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti u shpreh se në qendër të ‘vëmendjes’ së fundmi nuk është njohja e pavarësisë së Kosovës por mëshimi i zbatimit të 33 pikave të Asosacionit. Por, sipas Kurtit ka një dyzim të qasjes së Serbisë në kuadrin e dialogut ku sipas tij, nëse Serbia do e dëshironte kaq shumë zbatimin e Asosacionit gjëja e parë që do të bënte do të ishte njohja e Kosovës. Sipas tij logjika e Serbisë është të bëjë një ndarje mes serbve dhe Shqipërisë në Kosovë, pra të fitojë territor.

“Ka një zhvendosje tektonike të qasjes në Dialog. Nuk është më njohja e Kosovës në qendër të vëmendjes. Prandaj në një kohë kur jemi në një kohë bisedime është e papranueshme që të shkëputemi nga 33 pikat e marrëveshjes së Asosiacionit.

“Vazhdimisht jemi në konsulta dhe koordinim me ndërkombëtaret. Por ju duhet ta kuptoni se edhe ata presin që në të jemi në nivel të detyrës. Janë ambasadorët e vendeve të QUINT-it, por ata nuk bëhet dot ministra. Ministrat janë qytetarë të këtij vendit”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, bashkëpunimi më partnerët nuk mund të jetë në nivelin, duke i trajtuar ambasadorët si ministra.

“Bashkërendimi me faktorët ndërkombëtarët nuk mund të jetë në mënyrën që ne t’i trajtojmë ata si ministra e ne të bëhemi zëvendësit e tyre sepse as ata nuk e duan këtë gjë. Jemi në një fazë të ndjeshme por edhe progresive në kuptimin demokratik e civilizues të falës”, ka deklaruar ai.

Për gjendjen në veri, ai ka fajësuar Serbinë. Sipas tij, shteti serb po mundohet t`i ndajë qytetarët e Kosovës në shqiptarë dhe serbë.

Në fjalën e tij, ai ka thënë se në Kosovë nuk ka probleme etnike. Kryeministri Kurti ka thënë se çdo ditë shqiptarët dhe serbët në Kosovë takohen dhe bashkëpunojnë.

Sipas tij, logjika e Serisë ndaj Kosovës është territoriale.

Sa i përket mbajtjes se zgjedhjeve në veri, ai ka thënë se ky do të jetë vendim i institucioneve të Kosovës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Do të dërgojmë 1 mijë trupa në veri"

Rritet tensioni në Kosovë, paralajmërimi i Serbisë


Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin