Agresori i Sali Berishës, Gert Shehu ka kërkuar që të mos ndiqen penalisht truprojat e kreut të PD-së. Ata rrezikonin të merreshin nën hetim për plagosje të lehtë me dashje ose dëmtime të tjera me dashje.
Një ditë më parë u zhvillua seanca gjyqësore ndaj Gert Shehut, ku gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë “arrest me burg” për 31-vjeçarin.
Avokati Ervis Lila u shpreh për mediat se Shehu flet me fragmente dhe bën deklarime të ndryshme. Ndër të tjera, avokati nënvizoi se duhet bëri akti i epskertimit në mënyrë të zgjeruar.
Gert Shehu akuzohet nga autoritetet për goditje për shkak të detyrës dhe plagosje me dashje.
Nëna e të riut, në një intervistë, mohoi kategorikisht deklaratat e kreut të PD Sali Berisha se i biri ishte agjent policie apo i infiltruar.
Ajo tha se djali i saj kurohet prej 5 vjetësh për çrregullim bipolar, gjë që u konfirmua edhe nga mjeku i tij Sadik Lala.