MENU
klinika

Trafik droge nga Holanda në Itali

Kush është Valentin Lleshi i shpallur në kërkim ndërkombëtar

10.12.2022 - 12:30

Valentin Lleshi, i cili u arrestua në Laç, ishte pjesë e një organizate kriminale që trafikonte drogë nga Holanda në Itali.

35-vjeçari u arrestua nga policia e Lezhës me qëllim ekstradimin në Itali. Anëtarët e bandës u dënuan gjithsej me 63 vite burg, pasi akuzoheshin se trafikonin drogën nga Holanda në Itali.

Të dënuarit me orgjinë Shqiptare janë: Alfred Shabani, 43 vjeç, i dënuar me 11 vite burg e 1000 euro gjobë; Lulzim Halili, 37 vjeç, i dënuar me 11 vite burg e 1000 euro gjobë; Valentin Lleshi, 31 vjeç i dënuar me 11 vite burg e 1000 euro gjobë; Gëzim Shoshi, 57 vjeç, i dënuar me 21 vite burg e 1000 euro gjobë.

Po ashtu u dënuan shofer i automjetit tip TIR me të cilin transportohej lënda narkotike, Mauro Alvise Cauzzo 66 vjeç nga Venecia, i dënuar me 9 vite burg e 35 mijë euro gjobë.

Autoritetet fqinje zbuluan se grupi i shqiptarëve vijnë nga zona e Shkodrës në veri të Shqipërisë dhe thirreshin “malësorë” pasi flisnin një dialekt të fortë gjë që ka vështirësuar përgjimet ndaj tyre.

Kreu i bandës ishte Gëzim Shoshi, i cili merrej me administrimin e parave për blerjen e kokainës në Hollandë, si dhe me shpërndarjen në Lombardi.

Drogën shqiptarët e fusnin në Itali përmes automjeteve të drejtuara nga korrierë të ndryshëm ku mbi çdo pako kokainë ishte e shënuar me gërma emri i qytetit apo zona ku ajo do të shpërndahej.