MENU
klinika

Dyshohet se Katari ka ndikuar vendimet politike në BE

Skandali në PE, eurdeputetja greke mes 4 të arrestuarve

10.12.2022 - 13:29

Që prej pasdites së djeshme, opinioni publik në Greqi ka ndjekur thrillerin politik me në epiqendër eurodeputeten greke Eva Kaili, e cila u arrestua për ryshfet nga Katari nga autoriteti anti-korrupsion i Bashkimit Evropian.

Bëhet fjalë për një hetim që ka nisur prej kohësh dhe ka shënjestruar Eva Kailin, partnerin e saj dhe deputetë të tjerë të Parlamentit Europian, një prej të cilëve ish-deputet. Eva Kaili po merret në pyetje nga autoritetet për përfshirjen e saj në skandalin e financimit të Parlamentit Europian nga Katari.

Sipas rregullores, që një eurodeputet të arrestohet, ai duhet të kapet në flagrancë, pasi eurodeputetët mbrohen nga statusi i imunitetit. Është e qartë se nuk kishte absolutisht asnjë dyshim dhe se provat kundër eurodeputetes greke e çuan atë drejt prangave. Sipas gazetës franceze Le Monde, eurodeputetja greke, partneri i saj dhe dy anëtarët e tjerë të Parlamentit Evropian akuzohen për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, korrupsion dhe pastrim parash.

Lajmi u shpërnda dje të premten, me agjencinë belge të lajmeve që vuri në dukje se gjatë hetimit për ryshfetin e eurodeputetëve nga një shtet i Gjirit Persik, një nga 14 nënkryetarët e Parlamentit Evropian është ndaluar për t’u marrë në pyetje .

Kjo u raportua nga revista Knack dhe gazeta Le Soir dhe u konfirmua nga zyra e prokurorit federal.

Siç u bë e ditur, bëhej fjalë për eurodeputeten Eva Kaili, e cila u shkarkua si nga grupi i Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve ashtu edhe nga PASOK – KINAL me vendim të Nikos Androulakis. Në artikull thuhet se ka pasur një bastisje në shtëpinë e zonjës Kaili dhe theksohet se partneri i saj është arrestuar në mëngjes. “

Të dy janë nën hetim për korrupsion”, theksohet në shkrimin e gazetës.

Njëkohësisht, informacionet bëjnë me dije se zyrat e Eva Kailit dhe eurodeputetëve Mark Tarabella dhe Maria Arena janë blinduar nga policia. Sipas të njëjtave informacione, hetimi nga autoritetet belge ka të bëjë me një rreth më të gjerë zyrtarësh evropianë, pasi “ata dyshonin se një vend i Gjirit po ndikonte në vendimet financiare dhe politike të Parlamentit Evropian duke paguar shuma të konsiderueshme parash ose duke i ofruar dhurata të rëndësishme, shkruan CNN Greece.

Katër persona janë arrestuar në Belgjikë për korrupsion të dyshuar brenda Parlamentit Evropian. Një shtet i Gjirit thuhet se është përpjekur të ndikojë në vendimet politike. Sipas mediave, ai është Katari.

Zyra e prokurorit të përgjithshëm belg po heton dyshime për korrupsion dhe shitje të ndikimit brenda Parlamentit Evropian nga një shtet i Gjirit. Në Bruksel u bënë gjithsej 16 kontrolle, tha prokuroria. Katër persona u arrestuan. Hetimi ka të bëjë me një organizatë të dyshuar kriminale si dhe akuza për korrupsion dhe pastrim parash.

Prokuroria nuk specifikoi se për cilin shtet të Gjirit bëhet fjalë. Sipas një sondazhi të gazetës “Le Soir” dhe revistës “Knack”, megjithatë ai shtet është Katari. Përfaqësuesit e Emiratit besohet se janë përpjekur të korruptojnë një socialist italian, anëtar të Parlamentit Evropian nga viti 2004 deri në vitin 2019.

Mes atyre që morën në pyetje edhe një ish-deputet Sipas prokurorisë, policia belge ka disa muaj që dyshon se një shtet i Gjirit tenton të ndikojë në vendimet politike dhe ekonomike të Parlamentit Evropian. Besohet se shuma të konsiderueshme parash ose dhurata në natyrë u janë shpërndarë personave në Parlament me pozicione politike ose strategjike.

Në parim hetimi drejtohej mbi të gjitha kundër bashkëpunëtorëve e deputetëve, u bë e ditur. Por në mesin e atyre që u morën në pyetje ishte edhe një ish-deputet. Fillimisht ishte e paqartë nëse edhe ky i fundit ishte arrestuar.

Sipas prokurorisë, gjatë kontrolleve janë sekuestruar 600 mijë euro para në dorë dhe celularë. I kontaktuar, shërbimi për shtyp i Parlamentit Evropian nuk ka dashur t’i komentojë këto bastisje. Ai thjesht tregoi se po bashkëpunohet plotësisht me policinë belge.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gjatë bastisjes u gjetën 600,000 euro

Pranga dhe partnerit të eurodeputetes socialiste


Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi