Me 196 paraqitje ndërkombëtare, Cristiano Ronaldo barazoi rekordin botëror pasi hyri si zëvendësues kundër Marokut në çerekfinalet e Kupës së Botës aktuale.
CR7 hyri në lojë në minutën e 51-të, duke zëvendësuar mesfushorin Ruben Neves, teksa skuadra e tij humbi 1-0. Ai e ndan këtë rekord me kuvajtianin Bader al-Mutawa. Nëse ai luan sërish në mars me Portugalinë, CR7 do të bëhet mbajtësi i vetëm i këtij rekordi.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë, i cili është 37 vjeç, luajti për herë të parë me Portugalinë në gusht 2003, në moshën 18-vjeçare. Kupa e Botës në Katar ishte e pesta për të dhe ai është lojtari i vetëm në histori që ka shënuar të paktën një gol në pesë Kupa Botërore, por asnjëherë në fazën me eliminim direkt.