Kanceri është një vrasës i madh që përbën gati një në gjashtë vdekje në mbarë botën.
Mënyra më efektive për ta trajtuar është zbulimi i hershëm i tij dhe testet e reja, novatore të gjakut ofrojnë shpresë në këtë drejtim.
Studiuesit nga Universiteti i Teknologjisë Chalmers në Suedi kanë zhvilluar një test të thjeshtë, jo-invaziv që ata thonë se mund të zbulojë me saktësi 14 lloje të ndryshme të kancerit të fazës I.
Ata gjurmuan nivelet e glikozaminoglikaneve – një lloj sheqeri që është pjesë e rëndësishme e metabolizmit tonë – si biomarkues për të zbuluar kancerin në mostrat e gjakut dhe urinës të 1260 vullnetarëve.
Në studimin e tyre, të botuar në revistën shkencore PNAS , autorët thanë se metoda e tyre mund të zbulonte kancerin e fazës I me një ndjeshmëri deri në 62 për qind.
Specifikimi i testit ishte i lartë, në 95 për qind, dhe gjithashtu parashikonte se ku ndodheshin tumoret me 89 për qind saktësi.
Autorët presin që ky test i thjeshtë do të kushtojë më pak se 50 dollarë.