MENU
klinika

Situata në veri të Kosovës

Bildt: Gjërat do të nxehen edhe më shumë kur…

12.12.2022 - 10:43

Rritja e tensioneve në veri të Kosovës, ka nxitur reagimin e ndërkombëtarëve. Së fundmi për situatën e krijuar në vend, ka reaguar edhe ish-ministri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt.

Bildt përmes një reagimi në TWitter, ka thënë se situata mund të tensionohet edhe më tej në ditët në vijim, pasi që Kosova ka paralajmëruar se do të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Kriza po shpërthen sërish në veri të Kosovës. Gjërat gjithashtu do të nxehen pasi Kosova synon të dorëzojë aplikacionin në Bashkimin Evropian në ditët në vijim”, shkroi Bildt.

Diplomati suedez më tej shtoi se duhet të respektohen marrëveshjet e arritura më parë.

“Por, përpara se ai aplikim të lëvizë kudo, ka marrëveshje që duhen respektuar dhe duhet të ndërmerren hapa të vështirë”, shtoi ai.

Tensionet në veri të vendit janë rritur që nga 6 dhjetori, kur u sulmuan zyrat e Komisionit Komunat të Zgjedhjeve në veri të Mitrovicës dhe Zubin Potok.

Që nga ajo ditë e deri më sot, në komunat me shumicë serbe ka pasur vazhdimisht të shtëna me armë zjarri, hedhje të granatave dhe shok bombave.

Si pasojë e këtyre incidenteve një zyrtar i Policisë së Kosovës u plagos lehtë gjatë një sulmi në Zveçan më 8 dhjetor.

Grupet kriminale serbe në veri, sulmuan me armë zjarri e shok bomba Policinë e Kosovës. Ata hodhën shok bomba edhe ndaj gazetarëve e vëzhguesve të EULEX-it.

Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin