MENU
klinika

Aktorja ironizon “me lezet” balerinin

Monika Lubonja dhe Ilir Shaqiri përballen për herë të parë

13.12.2022 - 11:13

Monika Lubonja dhe Ilir Shaqiri u duk se zhvilluan një shoqëri në “BBV”, por më pas patën krisje dhe debate të forta. Pas daljes dyshja nuk i kursyen deklaratat dhe kunjat kundrejt njëri-tjetrit, ndërsa së fundmi janë bërë për herë të parë bashkë në një studio.

Në spektaklin e kërcimit “Dance Albania”, aktorja Monika Lubonja shkoi për të mbështetur Melisa Lleshin.

Mirëpo, kjo shënoi dhe përballjen e parë të Monika Lubonjës me balerinin dhe kryetarin e jurisë së “Dance Albania” Ilir Shaqirin, të cilin e ka surprizuar me bakllava dhe kadaif, duke i rikujtuar ironinë që ai bënte që në “BBV.”

Biseda në studion e “Dance Albania”:

Monika Lubonja: Unë kam ardhur të mbështes Melisën, kam parë rrugëtimin e Melisës.

Ilir Shaqiri: Le t’i japim fillim festës së erdhi Viti i Ri, duhet bakllavaja, duhet kadaif.

Monika Lubonja: A mundet një moment?

Alketa Vejsiu: Prit ta shikoj se çfarë ka kurdisur… E paparashikueshme.

Ilir Shaqiri: Ëaëëë….

Monika Lubonja: Ma ke nxirë jetën me këtë bakllavanë. Tani meqë shquhesh që…

Ilir Shaqiri: Mos ke futur nga ato solucionet…

Monika Lubonja: Jo mo se nuk dua të të helmoj.

Ilir Shaqiri: Mos ka rënë ndonjë qime floku…

Monika Lubonja: Ça nuk hëngrëm nga duart e tua.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Nuk është akoma në shinat e arsyetimit"

Iliri habit me deklaratën për Monikën