MENU
klinika

Analiza satirike nga Agron Gjekmarkaj

Dy festat e Partisë Demokratike dhe prapaskenat e Parlamentit!

13.12.2022 - 14:09

I lodhur nga dy festat e partisë dje kisha mëdyshje të madhe në duhet të pushoja apo të shkoja në Kuvend !

Ndjenja e detyres triumfoi mbi rehatinë personale. Të gjithë ishin si pa zjarrmi por nuk më mungoi dashuria e Taos i cili me hodhi aterisht doren mbi supe që të fiksohej paq nga kamerat dhe mileti ta shihte sa i dashur është me opoziten “properendimore”.

Dorë e ngrohtë ajo e uruar. Ndonese qerrata nga ata që ze lepurin me qerre Tao po jeton kohë të trazuara.

Nuk do ta pershkruaja diten nëse disa detaje nuk do trokisnin vetë në kronike. Në fillim gjithçka dukej e mpire dhe pa nerv.

Vetem Teta Gerta dukej e gezuar. Here pas here çudia tentone t’ja prishte harene, por ishte si të zije diellin me shoshe! Foli per vaksinat dhe në fund desh na e beri nga një me doren e vet qe ta kishim si kujtim. As gjylet e Ines dhe as 300 topat e Tritanit nuk ja dolen ta thyenin optimizmin e saj. Kureshtia e bente tahmaqare në të pyetur…ç’po thote ky dhe me pas një e qeshur si martese e habise me sigurinë shfaqej mbi banken e qeverisë.

Madje ajo gjeti kohe të sajdiste dhe Ulsiun e trazuar i cili që pas largimit të Beles në anen tjeter nuk di ç’është gezimi. Në një çast u afrua dhe Elisa dukej sikur lavdia e dikurshme ishte kthyer mbi auren e tij kulturologjike por mendja dhe shpirti i pushonin gjetke!

Bela u shfaq pak erdhi e iku si meteor me një dosje të madhe në dorë brenda se ciles ishin udhet e vatanit! Pak po na beri zemren mal na gezoi të gjitheve si embelsira kur goja është zeher. Olta ndien mall per shokun e saj Blinken. Jorida si neper balada kishte ecuar dhe nga Shkodra drejt e në sallë ja behu! Nuk ishte e trishtuar si zakonisht, as e pa nge si gjithmone, as e zënë posaçerisht madje e qeshur dhe gati njerzore aqësa Kosta syri i Gramozit dhe Lindites nga lartesi e llozhes shkruante

“Joriden o qerrata
Me shume mos na e nga

Si sot tërë shend e verë

S’e kam pare asnjehere”!

Edhe Braçja ja pertonte llafeve dhe ishte bërë muzg! Krifca pa syzet e saj muzeale e shihte me vegim lutes sikur i thoshte ” po ç’ke more i uruar qe nuk te rri goja mbyllur, lerm në punen time rixha te kam – s’kam faj unë që kur ishe Zv Kryeminister firmose per traun në Divjake ! Ai një ditë ta zë rrugen”!

Tao e shihte nga siper dhe mendonte “ah kacamisri i dreqit dhe ti ma ngule një thikë po në të zënça dot guberë do ta bej si tjater here”. Ish Kryeministri Majko nuk e pat gjatë në krah Mimi di Puccini, por ani beri një muhabet të shtruar e të embel me Bleron , Etilden dhe Anilen e cila me shikim mosbesues percjell çdo gjë. Si Guru i virtytit Majko i qetesoi të gjithë duke u premtuar se ditet e mira pasketaj do të vinë.

Klosi tanimë i dlirur edhe nga mjekrra rri e sheh pa urrejtje e pa dashuri gjithesa i kalon anash. Tezja erdhi ndenji pak sa per lezet dhe aq pak sa ndenji në këmbe e harxhoi duke i thëne Ulsiut buzevarur ” kam bere ca petulla të mira me veze do ti provosh” po atij as i hahej as i pihej! Kur gjithçka dukej si meshe e peshpirtje ja behu Doktori me kalorsit e tij. Si Anteu që nga toka merrte force ai nga ndodhitë në mes të salles si Klint Ejsvud siç Lela e tha u shfaq.

Të gjithë socialistet pyesnin ku është komandant Niko me Çuçin për të na mbrojtur , ku jane gjeneralet, policet ku? Ata askund dhe deputetet një e nga një u benë def nga sytë dhe mbushen kafenë! Elisa mbet vetem mes asaj furie. I duhej të shfaqte pikellim por edhe force per atë që me 6 Mars ndodhi.

Fjalimet vazhdonin ! Fati i buzeqeshi Ines e cila po rreshtonte prapesite e Qeverise , Helidon Bushati në zë pre admirimit psheretinte ” fol Ina mbro Shqiperinë, anembanë dridh tiraninë”!

Gaz Bardhi si Ali Pasha i rrethuar në kala mblidhte forcat e fundit per rezistencë frontale ndaj Babos Berishes dhe Bashes. Saliani erdhi hodhi nja dy kova me helm sade dhe iku per të marrë të tjera diku larg. Gjëma e rrethojnë po ai si Oso Kuka lufton. Si dy luftarë të plagosur Dash Sula me Saimir Korreshin në kafe fishekun e fundit desh shprazen. Dashi me golf pa shamizen e tij te dashur per beteja te reja hazer po behet.

Xheles që Kamza i kaloi nën mustaqe si mirazh një brengë i rri në shteg të ballit! Të jete zhgenjim?

Zevendes Lideri Muli mbajti një fjalim historik. Deri në fund e ndoqa. Pranë me kaloi me dhembje të dukshme në fytyre e kraharor por arsyeja politike i triumfoi mbi miqesinë dhe nuk me pershendeti.

Zevendesja e Zevendes Liderit Albana vertitej sa andej ketej per te karikuar deputetet për qendresë. Edhe asaj ja lexoj dhembjen për miqesinë e keputur në mes nga sopatë e Doktorit.

Luan Baçi me krenari dhe oratori të ndezuar neve që jemi shitur të Rama na bëri helaqë në sy të botes. Desh me ra si zali që edhe mik im Luan u rreshtua nga anë e mirë dhe unë mbeta tek vesi. Kur të gjithë u çmobilizuam dhe po gatiteshim nga sytë këmbet per të ikur erdhi Babo i cili na pa dhe me vete tha more jeziter që nuk dini ç’doni unë robtohem per ju dhe ju qeder me beni qejfin. Nga sytë e Çurbes ranë dy pika lot mbi fusatnin e pupurt të Eni Zakes.

Grida nderkohe që mos të na lërë lotet të thahen nga ekrani na bën selam. ” Si të pashë e më s’të lashë, si të lashë e më s’të pashë o bukura More” na vjen jehu.