Është shtyrë sërish seanca për Arbër Paplekajn, i cili është akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, pak ditë para zgjedhjeve të 21 prillit.
Kësaj here shkak ishte kërkesa e Prokurorisë, për të marrë më shumë kohë për shqyrtimin e kërkesave paraprake të avokatëve të të pandehurve.
Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur 4 ditë para zgjedhjeve të 21 prillit, në Elbasan.
Paplekaj ishte pjesë e grupit të Partisë Demokratike, të cilët kishin ngritur një strukturë për mbrojtjen e votës.
Atë ditë u zhvillua një konflikt verbal, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë.
Paplekaj pranoi aktin kriminal dhe u vetëdorëzuar në repartin e foracev RENEA, dhe më pas deklaroi se gjithçka e bëri për vetëmbrojtje, pasi sipas tij u qëllua nga personat që po blinin vota.