MENU
klinika

Përgatit planin me 10 pika

Parlamenti Europian “ngrin” të gjitha marrëveshjet për Katarin

15.12.2022 - 19:35

Pas skandalit me Katarin ku u përfshinë disa eurodeputetë të Parlamentit Europian, përfshi edhe nënkryetaren Eva Kaili, duket se PE po merr masa për të adresuar siç duhet çështjet e korrupsionit.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave Parlamenti Europian ka hedhur sot në votim amendamentin e deputetes së majtë franceze, Leïla Chaibi, mbi bazën e të cilit pezullohet projekti legjislativ për liberalizimin e vizave për Katarin bashkë me marrëveshjen e aviacionit BE-Katar. Ata kërkojnë gjithashtu që të pezullohet qasja në Parlamentin Evropian e të gjithë përfaqësuesve të interesave të Katarit, derisa hetimet gjyqësore të japin informacionin dhe sqarimet përkatëse.

Megjithatë, të paktën për linjat ajrore, vendimi i Parlamentit do të ketë pak ndikim, pasi marrëveshja me Katarin tashmë është në fuqi. Eurodeputetët marrin miratimin përfundimtar vetëm kur të gjitha vendet anëtare të kenë ratifikuar marrëveshjen, e cila është nënshkruar në vitin 2021. Deri më tani vetëm gjashtë vende e kanë ratifikuar këtë marrëveshje: Austria, Letonia, Greqia, Irlanda, Estonia dhe Republika Çeke.

Është një plan 10-pikësh kundër korrupsionit që do të fokusohet, ndër të tjera, në sigurimin e mbrojtjes për sinjalizuesit që zbulojnë marrëdhënie të dyshimta brenda Parlamentit Evropian. Plani përqendrohet, ndër të tjera, në sigurimin e mbrojtjes së zgjeruar për “fytin e thellë” të Parlamentit Evropian.

Më herët PE ka ndaluar së ofruari mbrojtje të tilla për zyrtarët e tij dhe sinjalizuesit janë përballur me hakmarrje për të folur për sjellje të paligjshme ose të dyshimta në zyrat e tyre.

Plani u miratua me një shumicë dërrmuese prej 541-2, me tre abstenime.